Home » Lajme Vendore » Zvicra kthen prapa ambasadorin kosovar në Bern

Zvicra kthen prapa ambasadorin kosovar në Bern

Vetëm pak javë pas emërimit të shumëpritur të diplomatëve të parë kosovarë, Qeveria e Republikës së Kosovës gjendet para një skandali. Si bën të ditur e përditshmja “Koha Ditore”, e cila thirret në burime pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, autoritetet e këtij vendi nuk e kanë pritur mirë emërimin e Naim Malës në postin e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e ardhshme të Kosovës në Bernë.

Sipas burimeve nga Bërna, Mala ka një dosje policore në Zvicër. Për këtë arsye autoritetet zvicerane ia kanë bërë të qartë Malës se nuk janë të gatshme t’i japin atij imunitet diplomatik sikur diplomatëve të tjerë, shkruan kjo gazetë.

Po ashtu, atij i është thënë se nuk mund të llogaritet se autoritetet zvicerane do ta pranojnë atë si ambasador të Kosovës, nëse pas disa muajsh Qeveria e Kosovës vendosë të emërojë Malën në këtë detyrë.

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google

lajme tjera

Leave a comment

web analytics