Home » Lajme Vendore » VMRO dhe BDI me qëndrime të kundërta për zgjedhjen e Kryetarit të shtetit

VMRO dhe BDI me qëndrime të kundërta për zgjedhjen e Kryetarit të shtetit

VMRO-ja ka paralajmëruar ndryshime në mënyrën e zgjedhjes së presidentit, me të cilat BDI-ja nuk pajtohet.

Këto ndryshime parashohin që në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të mos ketë prag zgjedhor. Do të thotë kërkohet që të bie poshtë konsensusi prej 51 për qind. Kjo, sipas kryeminsitrit Gruevski bëhet me qëllim që të shmangen incidentet zgjedhore. Ndërkohë që iniciativa meret pa konsultime me subjektet tjera politike.

“Shumë lehtë mund të ndodh siç dhe kishte raste në periudhën e kaluar, të kemi problem me daljen e votuesve në zgjedhje, dhe siç e dini pothuajse nuk ka pas zgjedhje për president në vend e që nuk janë shënuar incidente, dmth mbushje të kutive e kështu me radhë. Ne dëshirojmë ti japin fund kësaj, ne nuk dëshirojmë të përmbajmë traditën e mbushjeve të kutive, të parregullsive, gënjeshtrave me qëllim të arritjes së ndonjë recensusi ose për cfar do tjetër”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.

Nga ana tjetër, deputeti i BDI-së Rafiz Haliti thotë se BDI-ja nuk pajtohet me këto ndryshime, për shkak se BDI-ja vazhdon të mbetet në qëndrimin e saj që Kryetari i shtetit të zgjidhet nga ana e Parlamentit.

“Sa i përket zgjedhjes së kryetarit në Republikën e Maqedonsië, qëndrimi i BDI-së është i njohur për qytetarët e RM-së, ne mendojm ës e interes i RM-së dhe qytetarëve është që kryetari të zgjidhet në kuvend. Sa i përket cenzusit mendojmë se interes poashtu edhe i atyre që do të kanddohen për kryetarë dhe i atij që do të zgjedhet është që të ketë një legjitimitet të plotë dhe jo të ndodhe që me 30 për qind të daljes në zgjedhjet presidenciale 16 për qind të qytetarëve të përcaktojnë se kush do të jetë kryetarë. Kështu që mendojmë se nuk është interes i RM-së që të kemi kryetarë me legjitimitet të cunguar”, thekson nënkryetari i BDI-së, Rafiz Haliti.

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google

lajme tjera

Leave a comment

web analytics