Futbollisti i Juventusit, Mohamed Sisoko është arsyetuar për paraqitjen e tij jo të mirë, duke thënë se është i lodhur për shkak të agjerimit në muajin e Ramazanit. Sisoko, i cili është anëtar i kombëtares së Malit, i takon fesë muslimane rreth paraqitjes së tij të dobët me Kalarin, ka pohuar: “E di se nuk kam mundur të jap kontributin tim të zakonshëm në ndeshjen me Kalarin, por isha shumë i lodhur”, ka thënë Sisoko. “Vitin e kaluar u ktheva pikërisht nga meningitisi si dhe lëndimi i nyjes së këmbës, kështu që nuk munda ta agjerojë Ramazanin dhe çdo gjë ishte ndryshe. Ramazani është obligim, por jo një lloj i torturës. Italia është një shoqëri multi-kulturore dhe kjo është një gjë shumë e mirë sepse çdokush është i mirëseardhur”, ka nënvizuar Sisoko, i cili për shkak të problemeve të tij fizike pritet që ndeshjen e sotme ndaj Katanisë ta fillojë i ulur në bankinë.
Lajme tjera:
- Shqipëria ja nis mbarë – VIDEO
- Alegri: “Milan në finalen e ligës së kampionëve”
- Delneri: “Del Piero eshte Diego I Juventusit”
- Zherrard: Kapello është fantastik
- E premte, pasdite! – 3 shtator 2010
- Behrami, në janar te Roma
- Rumunët joshin gjyqtarët para ndeshjes me Shqipërinë
- Van Der Sar: Ardhja tek Mançesteri më rinoi
- Bufon: Prandeli, trajneri i duhur për Italinë
- Flash: Guardiola do të nënshkruaj kontratë të rë

