Home » Sport » Ronaldinho gjunjëzoj djemtë e Mourinho-s – VIDEO

Ronaldinho gjunjëzoj djemtë e Mourinho-s – VIDEO

Super derbi i Calcios italiane në mes Milanit dhe Interit u ka takuar “kuq e zinjve”, të cilët me golin e Ronaldinhos në minutën e 36’ me kokë arritën që të sigurojnë tri pikë.

Carlo Anceloti edhe pse nuk kishte ne përbërje një numër të madh të futbollistëve të cilët janë të lënduar duke filluar me Alesandro Nesta, Pipo Inzagi, Tabare Viduez, Andrea Pirlo, Philippe Senderos dhe Marco Boriello ai në sulm lëshoi treshen Ka-Pa-Ro duke bërë që mbrojtësit e Interit të jenë më të shpërqendruar duke mos arritur ti mbanin nën kontroll.

Të parët që u kërcënuan në pjesën e parë ishin futbollistët e Interit, me anë të Mancinit i cili provoi me një gjuajtje të fuqishme por Abiati ishte i vëmendshëm. Në dy raste tjera për Interin, Ibrahimoviç nuk arriti ti konkretizoj për gol.

Milani në minutën e 23 të ndeshjes pati rast për të shënuar kur Kaka pas një solo aksioni të bukur duke kaluar disa futbollist kundërshtar pason te Ronaldinho i cili me një gjuajtje tejet të bukur nuk arrinë të shënoj, pasi që Julio Cesar e ndaloj në mënyrë maestrale.

Ka qenë vendimtare minuta e 36’-të e ndeshjes kur San Siro shpërtheu nga gëzimi. Milani ishte në avantazh para një Interi të fuqishëm të Hoze Morinho. Magjistari i ndeshjes Ronaldinho shënoj gol me kokë, një gol që nuk pritej të shënohej nga ai së paku me kokë. Braziliani Kaka pas një krosimi të mirë e gjeti Ronaldinhon i cili kërceu më se shumti në zonën e mbrojtësve të Interit duke lënë të shtangur edhe portierin Julio Cesar.

Në pjesën e dytë të ndeshjes fati nuk i ndoqi futbollistët e Interit për të rikthyer rezultatin në dobi të tyre për shkak se në minutën e 77’ mbetën me një futbollist më pak në fushë. Burddiso u ndëshkua me karton të kuq pas një starti ndaj Kaka.

Kaosi i vërtet u shënua para portës së Milanit në minutat e fundit të ndeshjes kur Adriano pati dy raste të shkëlqyera. Njëra ishte kur nga kthesa tentoj të befasoj portierin e Interit, dhe tjetra kur nga një distancë prej pesë metrash nuk mposht dot rrjetën kundërshtare.

Vullnet Dauti- Shqipmedia

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google

lajme tjera

Leave a comment

web analytics