Ekipi i Realit të Madridit ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme në Sankt Petersburg kundër Zenitit, me rezultatin 1-2.
Reali që nga fillimi paralajmëroi lojë të hapur, dhe si pasojë shënoi që në minutën 4, kur pas krosimit të Van Der Vaart, mbrojtësi rus Huboçan futi topin në rrjetën e vet.
Pas minutës së 15, rusët u shëruan nga shoku dhe filluan të luajnë lojë më ofenzive, me ç’rast shënuan në minutën 25. Golin për Zenitin e shënoi Danny, pas një aksioni të bukur nga ana e majtë, në të cilin pjesëmarrës ishin Arshavin dhe Pogrebnjak.
Por gëzimi i rusëve zgjati vetëm 6 minuta, sepse në minutën 31, për avantazh të ri të Realit shënoi Nistelrooy me këmbën e majtë, nga një largësi prej 9 metrash.
Pjesa e dytë poashtu u karakterizua me lojë ofenzive nga të dyja anët, por Arshavin nga Zeniti dhe Robben nga Reali disa herë nuk realizuan raste të mira për të shënuar.
Pas kësaj ndeshje, Zeniti mbetet me 0 pikë nga dy ndeshje të zhvilluara, dhe gjasat për të kaluar grupin janë minimale. Ndërkaq Reali me fitoren e sotme të shënuar, praktikisht thuajse e ka siguruar kalimin nga grupi.
Video: Zenit St Petersburg – Real Madrid 1-2
Lajme tjera:
- Amerika – E premte, pasdite!
- Ibrahimoviç, lojtari më i paguar i Serisë A
- Ksavi: Asnjëhere nuk e kam synuar “Topin e artë”
- Defo dy muaj larg fushave
- Kapello: Tërhiqem pas “Euro 2012”
- Real Madrid rrit profitin për 8.6%
- Morati: Kaka në Inter, ide e mirë
- 100 ditët e Murinjos
- Kualifikimet për Euro 2012, fitojnë favoritët – VIDEO
- Ançeloti: “Respekt për Murinjon, por kurrë miq”

