Home » Lajme Vendore » Gjykata e Shkupit do të kërkojë heqjen e imunitetit të deputetit të BDI-së, Hisen Xhemaili

Gjykata e Shkupit do të kërkojë heqjen e imunitetit të deputetit të BDI-së, Hisen Xhemaili

Brenda javës së ardhshme pritet që gjykata themelore Shkup 1, të kërkojë heqjen e imunitetit të deputetit të BDI-së, Hisen Xhemaili. Ai së bashku me 22 persona të tjerë akuzohet për keqtrajtimin e punëtorëve të “Mavrovës” në vitin 2001.

Nga Gjykata themelore Shkup 1, nuk jepen detaje të sakta se cilën ditë do t’a parashtrojnë kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit Xhemaili, por mendohet se kjo gjë do të ndodhë brenda javës.

Nga ana tjetër, Aleksandar Nikollovski, kyretar i komisionit parlamentar për çështjet e imuniteteve, ka deklaruar se deri sa të vijë kërkesa nuk do të thonë asgjë, por se pas arritjes së kërkesës nga Gjykata, do të analizohen të gjitha gjërat me kujdes, dhe do të vendoset se si do të veprohet më tej.

Nga BDI-ja mbajnë qëndrimin se për rastin në fjalë vlen Ligji për Amnesti, dhe se rastet e Hagës nuk duhet të procesuohen. Nga ana tjetër mbetet enigmë qëndrimi i VMRO-së për këto raste.

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google

lajme tjera

  • Fërkime mes VMRO-së dhe BDI-së
  • Tensione në qeverinë e Maqedonisë
  • Propaganda politike e „ANALISTIT“
  • Shkup: BDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare?
  • VMRO dhe BDI me qëndrime të kundërta për zgjedhjen e Kryetarit të shtetit
  • Maqedonia nuk lejon studentët e Preshevës të futen në këtë shtet
  • Reagime të shumta pas dhënies së mirënjohjes për Todorovin
  • Ali Ahmeti rizgjidhet kryetar i BDI-së

Leave a comment

web analytics