Durrës
U vetëvar në banjë me një rrip pantallonash
Një 12-vjeçar i ka dhënë fund jetës pas një grindjeje banale me shokët dhe të motrën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, në Porto Romano të Durrësit. Fëmija 12 vjeç
është gjetur i varur në banjën e shtëpisë. Familjarët kanë pësuar një tronditje të fortë kur kanë gjetur 12-vjeçarin pa jetë. I mituri S.Lekndreu ka përdorur një rrip pantallonash për t‘i dhënë fund jetës, ndërsa grupi hetimor që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka hedhur dritë mbi dinamikën e vetëvarjes. Kështu, nga hetimet e para rezulton se viktima ka pasur një zënkë me shokët dhe për këtë, e motra, më e madhe në moshë, e ka qortuar. Gjendja shpirtërore dhe emocionale e të miturit duket se është rënduar jo vetëm nga zënia me shokët, por edhe nga reagimi i së motrës. Pas kësaj, ai është shkëputur nga familjarët dhe të gjithë kanë menduar se fëmija po qetësohej. Vetëm pak kohë më pas e kanë gjetur të varur në banjë, ndërsa trupi ka qenë ende i ngrohtë.
Lajme tjera:
- Shqipëria ja nis mbarë – VIDEO
- Opozita shqiptare në Maqedoni kritikon ashpër punën 2 vjeçare të BDI-së
- Gruevski injoroi BDI-në, dha raport për punën katër vjeçare
- Takim Berisha – Thaçi, optimizëm për OKB-në
- Arrihet ‘pakti’ PD-PS për kutitë
- Veljanovski fton PDSH-në të kthehet në Kuvend
- Mosmarrëveshje midis VMRO-së dhe BDI-së
- Eurot e mërgimtarëve shqiptar shpëtojnë Maqedoninë
- Gjykata e Hagës, përgënjeshtron lirimin e Haradinajt
- Anashkalohet kultura shqiptare në Maqedoni

valla boll keq qa ska ma ndit sodit se skan kurfar mbikqyrje prindet se qfar ndodh me te me qfar shoke po rin rall ka persona qe verte i ritin femijet e tyre siq duhet , une mendoj se te gjith femijet mundohen te marin standardin e personave qe jane me ne moshe dhe duhet te ndalohet edhe te ndjekin lajme apo filma qe nuk duhet siq neper shqiperi , maqedoni , kosove filma , lajme pa kontrolle lojra per kompjuter internet faqe gjithqka eshte pa kontrolle prandaj mungojne edhe sjelljet e duhshme pasi qe motra esht ritur ashtu normal edhe ai tjetri vjen ne radhe me extrem shum keq ngushllime per familjen.
o zot, sa keq!