Home » Lajme Vendore » Çështja e paraleleve shqipe të mjekësisë nga e para

Çështja e paraleleve shqipe të mjekësisë nga e para

Përderisa dy ditë më parë debatohej për gjetjen e lokaleve për vijimin e mësimit në shkollën Pançe Karagjozov, tani Ministria e Arsimit e ve në pikëpyetje pranimin e tyre.

Kthehet në pikën fillestare çështja e paraleleve shtesë me mësim në gjuhën shqipe në shkollën e mesme të mjekësisë Pançe Karagjozov. Përderisa dy ditë më parë debatohej për gjetjen e lokaleve për vijimin e mësimit; tani Ministria e Arsimit vihet në pikëpyetje pranimi i këtyre nxënësve në këtë shkollë të mesme.
Pohimet e tilla I bëri publike kryetari i Këshillit të prindërve Reshat Kamberi I cili pas takimit me dy përgjegjësit e arsimit të mesëm Agim Fazliu dhe Lupço Spasovski dha dorëheqje nga kjo detyrë.

“Në moment kur duheshte të arrihet pajtueshmëria se duhet të vendosen këto nxënës në këtë shkollë atëherë unë edhe njëherë e përsërita se bëhet fjalë për të gjithë nxënësit që plotësojnë kushtet në bazë të konkursit mbi 70 pikë kurse zotëri Agimi tha nuk është e mundur ato nuk do të pranohen ashtu por do pranohen aty ku ka qenë vija e kuqe.Me këtë rast unë e lëshova këtë takim dhe prej sot deklaroj se nuk do të jem më kreytar I këshillit të prindërve”, deklaroi Reshat Kamberi.

Përgjegjësi i Ministrisë së arsimit për shkollimin e mesëm Agim Fazliu lëshoi godinën e Ministrisë pa dhënë asnjë sqarim. Por Reshat Kamberi tha se të hënën sërish do të bllokohet hyrja në shkollën Pançe Karagjozov dhe do të pamundësohet zhvillimi i mësimit.
Meral Ismaili

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google

lajme tjera

  • Propaganda politike e „ANALISTIT“
  • Kryeministri Berisha pret kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçin
  • Sara Lleshi: Jam krenare për prejardhjen time shqipëtare
  • Islam Lauka, ambasador i Shqipërisë në Kosovë
  • Shefki Idrizi, kandidat për prefekt të Tetovës?
  •  Maqedoni: A është shteti juridik në krizë?
  • Bastisje dhe arrestime të shumta në Shkup dhe Kumanovë
  • Pse vetëm shqiptarët largohen nga puna?!

Leave a comment

web analytics