Stina e verës e ka mbajtur Alketa Vejsiun larg kamerave dhe objektivit të paparacëve. Në një pjesë të kohës ka qenë jashtë Shqipërisë, duke shijuar pushime ne bregdetin italian.
Megjithatë edhe në ditët që ndodhej në Tiranë, biondina simpatike ka ditur ta shmangë vëmendjen publike, për ta pasur plotësisht atë me shfaqjen në ekran.
Dhe jo më larg se muaji nëntor, ajo do të rikthehet në Televizionin Klan me projektin tashmë të testuar si i suksesshëm, “Më shumë dashuri”. Çdo të shtune në mbrëmje, për 12 javë rresht dashuria njerëzore do të gjejë një derë të hapur.
Ekrani i Televizionit Klan, regjisorja Vera Grabocka dhe prezantuesja Alketa Vejsiu, së bashku me një staf profesionistësh edhe në këtë edicion do të sjellin histori njerëzore, të trajtuara më shumë dashuri.






