200 shqiptarë të Pollogut heqin dorë nga shtetësia!

tetova-1.jpg

Vetëm gjatë vitit 2016, në regjionin e Pollogut zyrtarisht kanë hequr dorë nga shtetësia e Maqedonisë gati 200 persona dhe për dallim nga vitet paraprake, paraqet një tendencë në rritje, shkruan gazeta KOHA. Këto shifra flasin për një dukuri shqetësuese, që nga viti në vit po merr përmasa serioze e që ka të bëjë me ë heqjen dorë prej shtetësia e Maqedonisë nga ana e mërgimtarëve, pasi marrin shtetësisë në shtetet ku jetojnë dhe veprojnë. Këto të dhëna jepen nga Enti Shtetëror i Statistikave. Duke pas parasysh faktin se regjioni i Pollogut përbëhet me shumicë shqiptare të popullatës, dhe duke e ditur se shqiptarët përbëjnë pjesën dërmuese të mërgimtarëve, numri prej 200 rasteve që hoqën dorë nga statusi rezident i Republikës së Maqedoninë brenda vitit të kaluar, u përshkruhet kryesisht shqiptarëve. Deri te ky vendim, shumica e mërgimtarëve dhe kryesisht gjeneratave të reja që lindin atje, kanë ardhur për shkak se shumica e shteteve ku jetojnë dhe veprojnë nuk lejojnë shtetësinë e dyfishtë. Ekspertët thonë se heqja dorë nga shtetësia që paraqet dokument zyrtar, me të cilin përcaktohet përkatësia shtetërore e individit, njëkohësisht paraqet edhe heqje dorë nga të drejta e siguruar me Kushtetutën e një vendi, siç është gëzimi i të drejtave politike, ushtrimi i shërbimit ushtarak, gëzimi i mbrojtjes shtetërore për qytetaret jashtë shtetit, mbrojtjen e vendit, të drejtën e ekstradimit e tjerë. “Ka shtete anëtare të BE që kufizojnë dyshtetësinë, bie fjala Austria, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Danimarka, Estonia, Irlanda, Letonia, Lituania, Spanja, Sllovakia, Sllovenia. Secili shtet i Bashkimit Evropian apo zonës “Shengen”, sipas konventës së nënshkruar nga vet ato shtete, mund të vendosë ligje mbi shtetësinë në mënyrë të pavarur. I vetmi kufizim është që çdo person me shtetësinë e një shteti “Shengen” mund të jetojë dhe punojë në të gjithë shtetet e tjera pjesëmarrëse në marrëveshje”, thotë për KOHA, juristi Arben Fidani. Në raste të tilla, shtetasit e një shteti tjetër që jetojnë në këto shtete, detyrimisht obligohen të heqin dorë nga shtetësia paraprake. “Vendet kandidate të BE-së siç është Mali i Zi e ndalojnë shtetësinë e dyfishtë, kurse shtete si Serbia, Maqedonia dhe Turqia e lejojnë një gjë të tillë”, vijon Fidani. Çështja e shtetësisë është e rregulluar me konventën e Hagës 1930, konventën e tetë mbi shkëmbimin e informacionit mbi përfitimin e shtetësisë të vitit 1964, konventën për uljen e rasteve të shtetësisë së shumëfishtë dhe detyrimeve ushtarake në rast dyshtetësie të vitit 1963, si dhe konventës evropiane mbi shtetësinë të vitit 1997. Çdo shtet ka rregullat e veta, sepse edhe konventat kanë trajtim të ndryshëm për çështje të njëjta. Ai vë në dukje se Gjermani, pas ndryshimeve të ligjit për shtetësi, të rinjtë të cilët kanë lindur dhe kanë kaluar gjithë jetën e tyre në këtë shtet u lejohet shtetësia e dyfishtë por duke plotësuar disa kritere. Para ndryshimeve ligjore të vitit 2014, ato duhej të hiqnin dorë nga njëra shtetësi. Edhe te marokenët, algjerianët, sirianët dhe pjesa më e madhe e latino-amerikanëve rregulli nuk aplikohet, pasi vendi i tyre nuk e pranon heqjen e shtetësisë, ndërkaq në Maqedoni një gjë e tillë është e lejuar me ligj./Koha

Komentet
Top