13-vjeçari vret veten live në Instagram

1-13-626x356.jpg

Një djalë 13-vjeçar ka vrarë veten aksidentalisht, ndërkohë që shokët i tij po e shikonin duke luajtur me një armë live në Instagram. Malachi Hemphill, nga Atalanta po bënte një video live në rrjetin social kur arma që ai kishte në dorë u shkrep.
Nëna e tij, Shaniqua Stephens tha se ai kishte nxjerrë mbeturinat jashtë dhe më pas ishte futur në dhomë, kur ajo dëgjoi edhe të shtënën me armë. Ajo dhe vajza e saj kanë nxituar për tek dhoma e djalit ku edhe e gjeti të mbuluar me gjak. Malachi është dërguar menjëherë në spital por ai nuk arriti dot të mbijetonte.
“Kjo është një dhimbje që kurrë nuk do të largohet. Ai ishte djali im i vetëm dhe ishte vetëm 13 vjeç,”-ka thënë Stephens për WXIA.
40 fëmijë të zonës nxituan për në shtëpinë e Malachi për të kontrolluar nëse miku i tyre ishte në rregull pasi ato panë skenën e tmerrshme direkt në Instagram.
Mbetet e paqartë sesi ai ka arritur që të gjejë armën dhe pse nëna e tij tha se ai e kishte gjetur nëpërmjet miqve të tij.

Komentet
Top