10 gjërat që Italia i bën më mirë se kushdo tjetër

monica.jpg

Udhëtarët e regjur të botës nuk kërkojnë vetëm spagetit, operën dhe mbetjet arkeologjike, përtej këtyre klisheve paraqiten 10 gjëra surprizë që Italia i bën më mirë.

Përtej picave, makaronave, Verdit, Koloseut dhe modeleve, Italia ka disa veçori të tjera që rrëmbejnë zemrat e turistëve.

 

1- Flirtimi

150304123257-italy-10-things-flattery-exlarge-169

 

Pak rëndësi ka nëse është një fishkëllimë e momentit apo një tërheqje e vërtetë, italianët nuk të falin kur vjen puna për flirtim, ata janë komplimentues të pashoq.

Si një armë historike për çarmatosje dhe uljen e tensionit mes të panjohurve, lajkat janë boshti ku shoqëria italiane ecën.

Ashtu siç shkruan edhe Luigi Barzini në librin “The Italians”, “njerëzit i kanë fituar të tilla karakteristika për të përfituar, për të shkatërruar armiqtë dhe për të siguruar pushtet e shëndet. Fjalët janë për italianët, ashtu si boja për kallamarin, ata i përdorin për të verbuar miqtë dhe armiqtë.”

 

2- Llixhat

130805103315-italy-hot-baths-horizontal-large-gallery

Nëse flirtimi nuk do t’ju bëjë të zhvisheni, atëherë Italia ka një armë tjetër të fshehtë: llixhat. Duke zierë nën sipërfaqe, ashtu si populli i vet, Italia është pioniere e Spa-ve të para në botë, që i shpërndau gjatë kolonizimit të Europës.

Llixhat më të mira gjenden në ishuj vullkanikë si Ischia, në Toskanë, në banjat malore në Bormio dhe në parkun termal të liqenit Garda. Vetëm pirja e ujit të pasur me minerale në disa vende të veçanta mund të përmirësojë ndjeshëm shëndetin.

Kaq e bindur është qeveria italiane në vetitë shëruese të ujërave të ngrohta saqë në disa raste ua mbulon financiarisht terapitë disa qytetarëve.

 

3- Mallkimi

130804112912-italy-cursing-horizontal-large-gallery

 

Mund të thuhet në italisht ose në ndonjë gjuhë tjetër, theksi që i jepet nga vendasit bën që forma e mallkimit italian të ruhet kurdoherë si një instrument i fortë.

Të ndara sipas rajoneve, mallkimet në Itali tingëllojnë sa dramatike dhe të zemëruara aq edhe komike. Ato janë të frymëzuara nga pasioni karakteristik i njerëzve vendas, ndaj janë njëherësh sa tronditëse aq edhe të hijshme.

 

4- Plazhet

130522134041-best-beaches-2-rabbit-beach-horizontal-large-gallery

Me 7400 kilometra vijë bregdetare, Italia krenohet si vendi me më shumë plazhe në Europë, po ashtu edhe me 27 parqe detare. Temperaturat verore mund të arrijnë pikun në shumë vende, duke e bërë Italinë më të ngrohtë se Francën dhe Portugalinë.

Të bësh plazh në bregdetin italian është sikur të notosh në ujëra tropikale, përveç peshkaqenëve. Kur vjen puna për të zgjedhur vendin më të mirë për të bërë plazh, është e vështirë të vendosësh nëse dëshiron rërën e bardhë apo atë me guralecë. Por 248 plazhet italiane janë vlerësuar me statusin e Flamurit Blu për ujin e pastër dhe rërën e pandotur.

 

5- Qeveria e paqëndrueshme

<> on June 29, 2013 in Milan, Italy.

 

Që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, Italia ka ndërruar 63 qeveri nën 39 kryeministra dhe vetëm njëri prej tyre ka zgjatur pesë vjet.

Duke iu trembur ngritjes së një tjetër Musolini, sistemi kushtetues italian vite më parë e ka provuar veten për degë të dobët ekzekutive, që kërkon mazhorancë në të dyja Dhomat legjislative për të bërë ndonjë veprim.

Kjo, së bashku me atmosferën politike të thyer dhe ndërluftuese mes partive, e bën mesataren e Italisë për mbajtjen e një qeverie vetëm një vit.

 

6- Vullkanet

150304123109-italy-10-things-mount-etna-sicily-exlarge-169

Italia ka 10 vullkane aktivë dhe vullkanin Etna që është i dyti më aktiv në botë pas Mauna Loas së Hauait. Etna është gjithashtu vullkani më i madh në vend dhe në Europë. Shpërthimet spektakolare, llava që rrëshqet dhe shpellat e gjëra, tërheqin çdo vit miliona turistë. Në qershor, Etna u fut në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, së bashku me ishujt Aeolian, Liparin dhe Strombolin.

 

7- Ëmbëlsirat

150304123106-italy-10-things-tiramisu-exlarge-169

Torta me mollë është shumë e mirë dhe nuk është kurrë një kohë e keqe për të provuar një copë bakllava, por për volumin absolut dhe shumëllojshmërinë e përbërësve, asgjë nuk i mund ëmbëlsirat italiane. Pjesa më e madhe e ushqimeve që njihen nga gadishulli janë picat, spagetit dhe antipastat. Por “yjet” e vërtetë të kuzhinës italiane janë akulloret, tiramisuja, kanolit, biskotat spumoni, tartufi dhe zeppole-t (duket se Italia ka aq varietete ëmbëlsirash sa qeveri!)

Pastiçierët italianë punojnë në të gjitha mediat, duke kombinuar kekun, biskotat dhe kremin për të krijuar arsenalin më të shijshëm të ëmbëlsirave. Ironikisht, popullit italian nuk i pëlqen t’i konsumojë këto ëmbëlsira, ata preferojnë fruta ose çokollata.

 

8- Shpellat

130805103515-italy-caves-horizontal-large-gallery

Italia është një nga vendet me më shumë shpella në të gjithë botën, me rreth 35.000 shpella nën tokë dhe nën ujë. Grotta Gigante mban Rekordin Botëror Guinness si shpella më e madhe ku njeriu mund të hyjë në botë me 850 metra shtrirje, 100 metra nën tokë.

Të tjera shpella të njohura janë Blue Grotto në Kapri, ku perandori Tiberius preferonte të notonte.

 

9- Makinat sportive

150304123104-italy-10-things-alfa-romeo-exlarge-169

Duke tërhequr më shumë vëmendje sesa modelet kur kalojnë në rrugë, makinat sportive janë një gjë normale në Itali. Kjo për shkak të tokës ekzotike dhe shumë të mirë për të garuar, gjë që i bën drejtuesit e makinave të ëndërrojnë të shkelin në Itali. Ajo që filloi si një industri ndërtimi makinash për gara në vitin 1930 është bërë tani standardi i makinave të luksit. Në vitin 2012, “Ferrari” shiti vetëm 7.000 makina, por fitimi ishte 3 miliardë dollarë. Makinat italiane ka shumë mundësi që të zëvendësojnë modelet e zhveshura në garazhet e adoleshentëve në të gjithë botën.

 

10- Lundrimi në lum

130805104719-italy-river-cruises-horizontal-large-gallery

Me shumë gjasa, lundrimi në lum mund të jetë dy ose tri gjërat që të vijnë në mendje kur mendon për Italinë. Përshkimi i lumit me anije të mëdha është bërë një biznes i ri për vendin dhe po hap rrugë të reja për turistët.

Ndonëse lumenjtë nuk janë shumë të gjerë dhe të thjeshtë për t’u lundruar, turistëve u ofrohet mundësia të lundrojnë nga një qytet antik në tjetrin, duke vizituar kështu trashëgimitë kulturore të mrekullueshme të Italisë. Paketat turistike ofrojnë lundrim që zgjat me javë përmes të gjithë qyteteve si Venecia, Manuta, Padu, lumi Po dhe Verona, qyteti i Romeo dhe Zhulietës.

Komentet